Sulmi me armë në një lokal në Bruksel ku u vranë dy klientë/ Lokali ishte me pronarë shqiptarë

Sulmi me armë në një lokal në Bruksel ku u vranë dy klientë/ Lokali ishte me pronarë shqiptarë

08:47, 28/06/2024

Dy persona kanë humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një kafene në pronësi të shqiptarëve në Saint-Gilles, Bruksel.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e para të së enjtes (27.06.2024). Autorët kanë qelluar më kallashnikovë drejt klientëve që ndodheshin në tarracën e kafenesë, duke vrarë kështu dy persona e duke lënë 3 të plagosur, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Dy personat e vrarë dyshohet të jenë viktima aksidentale.

Sipas mediave vendase dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të pazareve të drogës. Autorët kanë shkuar me skuter në vendngjarje e dyshohet se kanë pasur si objektiv pronarët e kafenesë të cilët janë shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco