Rohde i prerë: Ia kemi bërë të qartë Kurtit që duhet lëvizje drejt Asociacionit – bëni detyrat e shtëpisë

Rohde i prerë: Ia kemi bërë të qartë Kurtit që duhet lëvizje drejt Asociacionit – bëni detyrat e shtëpisë

08:16, 28/06/2024

Takimet bilaterale të mërkurën në Bruksel përfunduan pa takim trepalësh, siç u paralajmërua. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vendosi tri kushte, kurse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq insistoi sërish te pika e ‘nxehtë’, Asociacioni. Ambasadori gjerman, Jorn Rohde dje deklaroi sot se nuk është e dobishme të ngarkohet dialogu.

Rohde tha se Kosova duhet të angazhohet në mirëbesim dhe jo t’i tregohet palës tjetër dhe ndërmjetësuesit se çfarë të mendojnë e çfarë të bëjnë.

“Dhe, kjo edhe e rrit nivelin e frustrimit në anën e ndërmjetësuesit; sepse na duhen aktorë që tregojnë një nivel minimal vullneti për të bërë kompromis.” – tha ai për Nacionalen.

“Ia kemi bërë shumë të qartë që duhet lëvizje (drejt Asociacionit). Sepse kjo edhe nënvizon përkushtimin e Kosovës për të drejtat e pakicave. Sepse është edhe obligim. Po flasim këtu për obligim të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës nga 2015. Qeveritë s’kanë lëvizur drejt asaj; dhe kur ju doni të bëheni anëtare e një organizate siç është KiE-ja; e që në veçanti është e angazhuar në të drejtat e pakicave, kjo është e rëndësishme. Dhe, përsëri, qeveritë vendosin me 2/3 të votave; e Gjermania e ka veç një votë, dhe ju keni diku 10 mosnjohës në KiE. Pra, është sfidë t’i arrini këto vota, dhe, në mënyrë që miqtë e juaj të votojnë për ju, por edhe vendet skeptike, ju duhet t’i bëni detyrat e shtëpisë. Dhe Asociacioni nuk është bërë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco