Dënohet me 1 vit e tre muaj burgim burri që kanosi gruan me armë në Gjakovë

Dënohet me 1 vit e tre muaj burgim burri që kanosi gruan me armë në Gjakovë

16:43, 27/06/2024

 Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar me një vit e tre muaj burgim të pandehurin A.GJ. pasi kishte kanosur bashkëshorten me armë.

“Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.Gj., shtetas i Republikës së Kosovës, për vepër penale “Kanosja”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i çështjes Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje një (1) vit e tre (3) muaj”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, i pandehuri A.Gj., akuzohet se “më datën 26 maj 2024, rreth orës 18:30 në fshatin O. H., Komuna Gjakovë, brenda marrëdhënies familjare, seriozisht e kanosë të dëmtuarën/bashkëshorten e tij Xh.Gj., me të cilën është i martuar dhe ka 3 fëmijë të përbashkët, në atë mënyrë që pas problemeve të vazhdueshme në mes të dëmtuarës me të pandehurin, ditën kritike, e dëmtuara kishte shkuar tek familja e prindërve të saj për qëndrim, me ç’rast i pandehuri shkon aty, ku me ta takuar të dëmtuarën i drejtohet me fjalët “ hajde se duhet mu marr vesh”, e dëmtuara refuzon duke i thënë se nuk kam çka merrna vesh me ty, me pas i pandehuri e kanosë me fjalët “se kam me të vra” dhe nga brezi nxjerr mjetin armën/shkrepës e duke e mbajtur në drejtimin e të dëmtuarës i drejtohet përsëri me fjalët kanosëse “ kom me të myt ty dhe vëllain tuaj”, për çka tek e njëjta shkakton frikë dhe panik.”

Po ashtu, gjykata ka njoftuar se të akuzuarit i vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco