Vuçiq thotë se u takua vetëm me Borrellin dhe Lajçakun: Insistova në formimin e Asociacionit

Vuçiq thotë se u takua vetëm me Borrellin dhe Lajçakun: Insistova në formimin e Asociacionit

18:51, 26/06/2024

Pas përfundimit të rundit të parë të takimeve dypalëshe ishte paralajmëruar mbajtja e një takimi të përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por një takim i tillë nuk ndodhi.

Paraprakisht, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, takuan ndaras Kurtin dhe më pas Vuçiqin.

Pas takimit të parë dypalësh, Vuçiq njoftoi se gjatë takimit me Borrellin dhe Lajçakun ka insistuar në formimin e Asociacionit, por edhe ka shprehur përkushtimin për vazhdimin e dialogut dhe “zgjidhjen paqësore të problemit”.

Ai po ashtu tha se ka përmendur “të gjitha veprimet e njëanshme” të Kurtit.

“E ritheksova përkushtimin dhe gatishmërinë tonë për të marrë pjesë në kërkimin e një zgjidhjeje kompromisi që synon mbrojtjen e popullit serb dhe normalizimin e marrëdhënieve dhe shtova se Prishtina nuk është në gjendje të përmbushë atë që ka nënshkruar 11 vjet më parë, përkatësisht formimin e Asociacionit”, shkroi ai në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco