Zjarr në Prishtinë, digjen disa makina të parkuara

Zjarr në Prishtinë, digjen disa makina të parkuara

08:26, 26/06/2024

Një incident është regjistruar në mesnatën e kaluar në Prishtinë, ku disa makina janë përfshirë nga flakët, teksa ishin të parkuara.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në një parkim në afërsi të kompleksit “Blearti” në Kalabri.

Sipas raportimeve, dëmi i shkaktuar nga djegia e makinave është tepër i madh, ndërsa ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje, teksa janë mbledhur dhe kamerat e sigurisë në zonë për të mësuar më shumë rreth këtij zjarri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco