'Legjionarët' mbyllin Evropianin', Spanja e fortë për Shqipërinë

'Legjionarët' mbyllin Evropianin', Spanja e fortë për Shqipërinë

22:53, 24/06/2024

Legjionarët” e Kombëtares sonë kanë dalë jashtë çdo pritshëmire mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit janë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, nga “Furia e Kuqe” spanjolle, duke mbyllur përfundimisht aventurën e tyre, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024.

Vetëm një gol i Ferran Torres, në minutën e 13’-të të sfidës kanë mjaftuar që “Iberikët” të sigurojnë fitoren, me “Kuqezinjtë” e teknikut Sylvinho, që nuk arritën dot të përmbysin rezultatin duke e mbyllur në mënyrë më të keqe të mundshme aventurën në Gjermani, pavarësisht se porta spanjolle u kërcënua disa herë nga Asllani e Armando Broja.

Falë këtij rezultati, Shqipëria e mbyll Euro 2024, në vendin e fundit të Grupit B, me vetëm 1 pikë, pas tre ndeshjeve të para, pikë e cila erdhi në barazimin, 2 me 2, ndaj Kroacisë. Ndërkaq, djemtë e Luis de la Fuente mund të thuhet se janë skuadra më potente, deri më tani në Evropian, teksa e mbylli grupin me 9 pikë dhe asnjë gol të pësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco