VIDEO/ Berisha i uron fitoren kombëtares sonte: Thirrja ime është që të vazhdojmë mosbindjen civile

20:47, 24/06/2024

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka uruar fitoren kombëtares së futbollit në ndeshjen e sotme me Spanjën, e vlefshme për kualifikimin e në fazën tjetër të EURO 2024.

‘Thirrja ime është që të vazhdojmë mosbindjen civile’, u shpreh Berisha në tubimin qytetar që zhvillohet poshtë banesës së tij.

Berisha: Këto janë pra të vërtetat e tmerrshme.

Sepse unë u them se në rast se 47 përqind e fëmijëve në këtë vend vuajnë për kafshatën e gojës, kjo është një gjë e tmerrshme miq.

Ky është një kushtrim për çdo njeri që ka zemër, që ka dashuri për fëmijët, që ka ndjenja prindërore ndaj fëmijëve, të ngrihemi t’i japim këtij banditi, këtij krimineli dërrmën, atë që meriton.

Edhe njëherë, thirrja ime, të vazhdojmë mosbindjen civile, betejën pa kthim për qeveri teknike, për votën e lirë.

T’i urojmë suksese dhe fitore sonte ekipit tonë kuqezi kombëtar.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco