Gërvalla: Është sfidë për t’i bindur qytetarët e BE-së se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor e bën bllokun më të fortë

Gërvalla: Është sfidë për t’i bindur qytetarët e BE-së se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor e bën bllokun më të fortë

15:09, 24/06/2024

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, kërkoi veprime konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor gjatë pjesëmarrjes së saj të shtunën në një takim me ministrat e Jashtëm të rajonit dhe disa të BE-së.

Gërvalla publikoi një video të aktiviteteteve të saj në Vjenë ndërsa sot ka shkuar në Luksemburg për të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së dhe atyre të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Nga pjesëmarrja në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, në Vjenë ku para homologëve nga shtetet pjesëmarrëse, në dy panele të ndara shpalosa qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik si dhe bëra thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Gërvalla në Facebook.

Në Vjenë, ajo tha se do të jetë sfidë e vërtetë për t’i bindur qytetarët e BE-së se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor do ta bëjë më të fortë bllokun europian.

“Për t’i bindur qytetarët e BE-së se duke pasur Ballkanin Perëndimor, Ukrainën, duke pasur Moldavinë si pjesë e Bashkimit Evropian do ta bëjë BE-në më të fortë, e që ky nuk është rrezik nga fjalët boshe të politikanëve, kjo do të jetë sfida e vërtetë. Unë jam vërtet e bindur që qytetarët në shtetet baltike, në Poloni, nuk janë aq të sigurtë që shtetet që edhe deri më sot e përkrahin Rusinë dhe agresionin e saj, janë të afta t’i bashkohen Bashkimit Evropian”, tha Gërvalla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco