SYRI TV / Shqipëria në Terr për 30 minuta: Tirana, Durrësi, Korça e Elbasani pa drita

18:32, 21/06/2024

Për më shumë se 30 minuta, pjesa më e madhe e territorit të vendit, mbeti pa energji elektrike. rryma u ndërpre rreth orës 12:20 minuta në qarkun e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës dhe pjesërisht në qarkun e Fierit.

Për shkak të ndërprerjes së energjisë, në kulmin e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë vendin tonë, në të gjitha qytetet e vendit pati kaos kryesisht në qarkullimin e rrugor. Në rrugët e Tiranës u krijua kaos dhe trafik, për shkak se të gjithë semaforët e qytetit u fikën si rrjedhojë e mungesës së energjisë elektrike.

Po ashtu, mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar dëme të mëdha në biznese, kryesisht markete e dyqane që shesin produkte frigoriferike.

Të kontaktuar nga 'Syri Televizion', zyrtarisht nga OSHE thanë se në Tiranë ra linja 400 ë e OST, duke sjellë probleme me energjinë në shumë zona të kryeqytetit. Mirëpo nga OSHEE nuk u sqarua se pse mbeti pa energji i gjithë territori i vendit. Pak pas këtij njoftimi, OSHE solli një tjetër njoftim, ku sipas saj ka pasur defekt në linjat e transmetimit në Shqipëri dhe Mal të Zi, duke nisur nga linjat e interkoneksionit me Greqinë.

Rënie e linjave të transmetimit në Shqipëri dhe Malin e Zi. Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.  Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit. OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve.

'Syri Televizion', nga burime jo zyrtare, mësoi një tjetër version pwr ndwrprerjen e energjisë mesditën e kësaj të premteje.

Burimi në nivel eksperti tha se shkak i ndwrprerjes janë bërë punimet që po kryhen për remontin e hidrocentraleve në kaskadën e Drinit.

Prej ditësh, përfshirë dhe sot, siç njofton Korporata Eleketroenergjitike Shqiptare, në hidroncetralin e Komanit janë duke u kryer punime përfshirë edhe remontin e turbinave të energjisë elektrike.

Për pasojë, është reduktuar prodhimi i energjisë nga burimet hidrike vendase ndërsa në rrjet është hedhur për transmetim një sasi minimale energjie, e cila ka çuar në kolaps sistemin e transmetimit, duke çuar në shkëputjen e energjisë elektrike.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco