Moti i nxehtë, temperatura deri në 35 gradë

Moti i nxehtë, temperatura deri në 35 gradë

08:42, 21/06/2024

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës kushtet biometeorologjike do të jenë të kufizuara për shkak të temperaturave të larta dhe indeksit UV të lartë.

“Rekomandohet që në intervalin kohorë 10-16h  mundësisht mos të ju ekspozoheni rrezeve direkte të diellit ,sepse ky mot është i papërshtatshëm për një shtresë të popullatës  me sëmundje kronike. Të bartim masa mbrojtëse, syze dielli, rroba me ngjyra të lehta, kapelë ose ombrellë”, thekson Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco