S’ka takim Lajçak-Osmani, presidentja s’u dakordua për orën

S’ka takim Lajçak-Osmani, presidentja s’u dakordua për orën

16:05, 18/06/2024

I Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak nuk do të ketë takim me presidenten Vjosa Osmani.

Siç raportojnë mediat presidentja dhe emisari sllovak nuk patën një dakordim për orën e takimit, dhe pasditen e së martës, kur dhe parashihej të zhvillohej ky takim, e para e shtetit nuk ndodhet në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar edhe nga këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”, tha ai për Reporteri.net.

Ani pse në draftin e parë të agjendës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak,  parashihej që ai të takohej me presidenten Vjosa Osmani me fillim nga ora 16:45 deri në ora 17:30, por një gjë e tillë s’do të ndodhë.

Poashtu, në agjendë ishte i paraparë edhe takimi me të parin e qeverisë, Albin Kurtin, takim ky pas atij me Osmanin, por ende s’është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit.

Këta të fundit deri tani kanë konfirmuar vetëm takimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me emisarin Miroslav Lajçak në ora 18:00.

Emisari Miroslav Lajçak ka ardhur nga Athina me fluturim për në Shkup, ku ka ateruar rreth orës 13:55.

Më pas nga aty është transferuar për në Prishtinë me veturë, për të arritur rreth orës 15:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco