Ministri i Brendshëm i Kosovës: Qeveria e Serbisë po financon terrorizmin

Ministri i Brendshëm i Kosovës: Qeveria e Serbisë po financon terrorizmin

08:24, 18/06/2024

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se investimi në të ardhmen për sigurinë e vendit është domosdoshmëri, ndërsa ka përmendur se “qeveria serbe po e mbështet dhe financon terrorizmin”.

Sveçla mori pjesë në panairin e industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe të teknologjisë, Eurosatory 2024, ku tha se është i pranishëm edhe homologu francez, Sebastien Lecornu.

Ai ka përmendur se demokracia dhe siguria po përjetojnë kohë të rënda dhe sfida “gjithandej globit”.

“Me ceremoni zyrtare ku ishte i pranishëm Ministri i Mbrojtjes së Francës Sébastien Lecornu, është hapur në Paris panairi më i madh i industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, Eurosatory 2024. Me zëvendësministrin e Mbrojtjes Shemsi Syla, Ambasadorin Mehdi Halimi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe me ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, do të vizitojmë për disa ditë panairin për të parë zhvillimin në këto fusha, me synimet për të avancuar ushtrinë dhe policinë tonë. Në këto kohë të rënda me shumë sfida për demokracinë e sigurinë gjithandej globit, e një qeveri si ajo e Serbisë që mbështet dhe financon terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurt të vendit tonë është domosdoshmëri” ka thënë Sveçla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco