Anëtarësimi i Ballkanit në BE, Lajçak: Kemi momentum të ri që nuk duhet humbur

Anëtarësimi i Ballkanit në BE, Lajçak: Kemi momentum të ri që nuk duhet humbur

22:52, 17/06/2024

 Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, po merr pjesë në Konferencën e Paqes dhe Rritjes së Qëndrueshme në Athinë.

Në një postim në platformën X, Lajçak ka ndarë detaje nga ato që ai kishte diskutuar në këtë konferencë, duke thënë se ëështë një momentum i ri i cili nuk duhet humbur.

“I pyetur për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e tij për të ardhmen në BE në Konferencën e Paqes dhe Rritjes së Qëndrueshme në Athinë, theksova se kemi një momentum të ri, i cili nuk duhet humbur”, ka shkruar diplomati sllovak.

Caku i orientimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, por vendet e këtij rajoni nuk kanë bërë hapa të njëjtë në rrugën e integrimeve evropiane dhe për më shumë, rruga e Kosovës drejt BE-së është më delikate dhe më specifike, vlerësojnë njohësit e integrimeve evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco