Me homologun finlandez, Osmani: Mik i Kosovës, do punojmë për avancimin e rrugëtimit tonë euro-atlantik

Me homologun finlandez, Osmani: Mik i Kosovës, do punojmë për avancimin e rrugëtimit tonë euro-atlantik

17:56, 17/06/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Zvicër me homologun e saj finlandez, Alexander Stubb.

Në postimin e saj në Facebook, Osmani thekson se Stubb është “mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës” dhe se me të do të punojë ngushtë.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të bashkëbisedoj përgjatë dy ditëve të samitit me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.

Një mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës, me të cilin do të punojmë ngushtë për ta avancuar tutje partneritetin tonë me Finlandën si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik.

Osmani shkoi në shtetin helvetik për të marrë pjesë në një samit paqeje për Ukrainën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco