Tentative vrasje në Fushë Kosovë/ Arrestohet i dyshuari Fitim Binakaj

Tentative vrasje në Fushë Kosovë/ Arrestohet i dyshuari Fitim Binakaj

17:33, 16/06/2024

Vetëm pak ditë më parë u raportua për të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë, në afërsi të një marketi në rrugën “Bedri Pejani”, ku u plagos një person. I lënduari ishte dërguar në QKUK, kurse i dyshuari ndodhej në arrati.

Dyshohet se personi që është i përfshirë në këtë ngjarje është Fitim Binakaj, 25-vjeç. Policia pas një operacioni të detajuar, ka arritur ta arrestojë të dyshuarin që plagosi viktimën 30 vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco