Festa e Kurban Bajrami, Kurti viziton BIK-un: Nga sakrifica buron sinqeriteti

Festa e Kurban Bajrami, Kurti viziton BIK-un: Nga sakrifica buron sinqeriteti

09:52, 16/06/2024

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me disa ministra të kabinetit qeveritar e kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Kurban Bajramit.

Kurti në urimin e tij tha se kjo festë na e përkujton rëndësinë për sakrificë.

“Sepse pikërisht nga gatishmëria për sakrificë buron sinqeriteti, marrëdhënia e mirë ndërnjerëzore dhe mirësia e solidariteti”, tha Kurti.

“Kurban Bajrami, është festë në të cilën të mirat materiale i ndajmë me të afërmit, miqtë, fqinjët, por gjithashtu edhe me ata të cilët janë të varfër e nevojtarë”, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco