Projektligji për ‘identitetin gjinor’ është sulm ndaj familjes shqiptare

Projektligji për ‘identitetin gjinor’ është sulm ndaj familjes shqiptare

18:49, 15/06/2024

Nga Ruel Domi

Në një kohë kur shqiptarët po lënë Shqipërinë në ritme sirianësh dhe afganësh, prioriteti i kuvendit dhe mazhorancës socialiste qenka njohja e ‘identitetit gjinor’ të individëve gjinia e së cilëve nuk përputhet me seksin.

Është e kuptueshme qe pjesa më e madhe e ‘mediave’, qe ose të kontrolluara ne mënyrë okulte nga mazhoranca, ose të blera nga lobi post-modern anti-familje i te majtës ekstreme, as nuk e kanë raportuar fare këtë projektligj që sipas mendimit tim dhe të shumë analistëve te tjerë politikë, intelektualëve, udhëheqësish te besimeve fetare etj, paraqet hapin e parë të një plani te detajuar për shkatërrimin e familjes shqiptare.

Ky projektligj ka disa probleme, të cilat njerëzit duhet t’i dijnë. Së pari, legjitimon premisën anti-biologjike dhe te pavërtetë se seksi dhe gjinia janë dy koncepte te ndryshme pa lidhje me njëra tjetrën. E vërteta biologjike është se seksi/gjinia është binare. Seksi dhe gjinia përshkruajnë te njëjtën gjë. Në kushte normale, identiteti gjinor përshkruan identitetin seksual dhe nëse kjo nuk ndodh, kemi të bëjmë me një anomali mjekësore, që institucioni prestigjioz ‘Mayo Clinic’ e quan ‘disfori gjinore’. Pra në thelb, ky projektligj legjitimon një problem shëndetësor.

Së dyti, ky projektligj do t’i hapë rrugën ripërkufizimit te termave burrë dhe grua. Si pasojë e presionit nga lobi transgjinor, ‘Cambridge Dictionary’ ndryshoi përkufizimin e fjalës ‘grua’ nga ‘femër e rritur humane’ në ‘kushdo qe e sheh veten si grua’. Kohët e fundit, një gjykatë e larte ne Skoci vendosi se termi ‘grua’ duhet të përfshijë dhe individët jo te seksit femër por me identitet gjinor grua. Pra në thelb ky projektligj njeh si grua çdo person qe vë fustan dhe bizhuteri edhe nëse ai person është mashkull biologjik.

Së treti, ky projektligj përfshin vendosjen e gjobave drakonike për individë qe refuzojnë t’i binden fesë ‘woke’, dhe që i referohen dikujt që është mashkull si burrë e jo si grua ne rastet kur individi mendon se është grua. Ligje të tilla janë parë në vende si Kanadaja, ku një baba u arrestua sepse kishte përdorur përemrat ajo/asaj për të bijën qe dëshironte të identifikohej si djalë. Autoritetet kanadeze i kishin vendosur babait një gjobe prej $30,000, pasi nuk kishte dhënë pëlqimin për trajtimin hormonal të së bijës 13 vjeçare, që sipas ligjit kanadez mund të merrte injeksione testosteroni (për kthim në djalë) pa pëlqimin apo pranimin e prindërve. Me një fjalë, një çmenduri qe nuk është aq larg Shqipërisë sa ne e mendojmë.

Së katërti, projektligje te ngjashme ne vende perëndimore, kanë sjellë ristrukturime distopike të shoqërisë. Në SHBA, shtete të drejtuara nga guvernatorë te së majtës ekstreme demokrate kanë vendosur ligje që lejojnë aksesin e banjove te vajzave nga ‘djem qe mendojnë se janë vajza’. Po këto shtete lejojnë përfshirjen e djemve që mendojnë se janë vajza ne sportet e vajzave. Ne universitete amerikane banjot e meshkujve apo të femrave po zëvendësohen me banjo te gjinisë neutrale, duke dhënë mesazhin ‘ndriçues’ se gjinia na qënka nje shpikje shoqërore dhe jo një realitet biologjik e faktik. Nëse ju duket çmenduri, sepse kjo axhendë nuk ka prekur akoma Shqipërinë siç ka prekur vendet e Perëndimit, keni të drejtë, por kjo nuk do të thotë që axhenda nuk do të prekë Shqipërinë.

Konteksti në këtë situatë është i rëndësishëm. Më datë 18 Prill, Ministria e Shëndetësisë hodhi për konsultim publik projektligjin për ‘shëndetin riprodhues’. Ky projektligj i hap rrugë njohjes se ‘nënave surrogate’, lejimit te abortit mbi 16 vjeç, dhe riprodhimit in vitro. Pa dyshim që si një vend qe ka hapur negociatat për pranim në Bashkimin Europian, dhe Shqipëria duhet të këtë një kornizë ligjore bashkëkohore në lidhje me shëndetin riprodhues. Por problemet e Shqipërisë janë ekonomike dhe politike; varfëria, largimi i rinise dhe shpopullimi. Aborti nuk është problem i Shqipërisë sepse Shqipërisë i duhen më shumë fëmijë dhe jo me pak fëmijë.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria mirëpriti ‘martesën’ e parë të së njëjtës gjini me datë 19 maj. Edhe pse ‘nul’ nga ana juridike, kjo ‘martesë’ u kontestua me të drejtë nga avokatë dhe aktivistë të shoqërisë civile. Neni 7 i Ligjit nr. 9062 përcakton se ‘martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç’. Çdo lloj celebrimi tjetër nuk është martese sipas këtij ligji.

Këto projektligje paraqesin një sulm ndaj familjes shqiptare. Aborti nuk duhet nxitur por duhet dekurajuar. Çrregullimet psikike nuk duhen inkurajuar dhe pranuar por duhen kuruar. Familja tradicionale e përbërë nga nëna dhe babai duhet mbrojtur dhe nuk duhet të zëvendësohet nga Prindi 1 dhe Prindi 2. Koncepti i martesës si institucion midis burrit dhe gruas duhet ruajtur dhe nuk duhet luftuar. Nuk është çështje e të majtës apo të djathtës. Është çështje e mbijetesës së fabrikës sociale shqiptare. Sa më shpejt t’a kuptojmë, aq më mirë për të gjithë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco