Berisha: Për të bllokuar transparencën, Rama caktoi Ekonomin dhe Ndrecën, firmëtaren dhe avokatin e Sterilizimit

Berisha: Për të bllokuar transparencën, Rama caktoi Ekonomin dhe Ndrecën, firmëtaren dhe avokatin e Sterilizimit

14:05, 15/06/2024

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka demaskuar sot figurat e përzgjedhura qëllimisht nga mazhoranca për të sabotuar komisionin hetimor parlamentar për konçensionet në shëndetësi, të drejtuar nga opozita.

Dy emrat janë Milva Ekonomi dhe Plarent Ndreca, të dy ish-drejtues të lartë në qeveri të implikuar personalisht në aferën korruptive të Check up dhe të Sterilizimit.

Berisha shkruan: “Rama, i tmerruar nga të vërtetat që po zbardhen për vjedhjen e parave të shëndetit nëpërmjet koncesioneve në shëndetësi, urdhëron deputetët e PS-së të bojkotojnë mbledhjet e Komisionit Hetimor për konçesionet e Check-up dhe Sterilizimit.

Për të bllokuar transparencën, për të fshehur vjedhjet kriminale, Rama ka vendosur në Komision Milva Ekonomin, që në pozicionin e zëvendësministres ka drejtuar grupet e punës për të dy këto koncesione. Jo vetëm kaq, por znj. Ekonomi ka firmosur kontratën financiare të check-up të Vilma Nushit, vetëm pak ditë pas emërimit në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor.

Në komisionin hetimor, Rama ka vendosur nënkryetar, avokatin e Sterilizimit Plarent Ndreca.

Dëgjojeni fjalorin fyes të Plarent Ndrecës ndaj kryetares së komisionit, zonjës Vokshi dhe deputetëve të opozitës ndërkohë që largohej duke tentuar të fshehë faktin e raportuar nga audituesi i KLSH, zoti Zeqiri, në lidhje me raportet e auditit të KLSH në kohën që Ndreca ka qenë krahu i djathtë, i besuari i Lindita Nikollës, që e emëroi Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit.

Në këto raporte, Ndreca është ngarkuar me përgjegjësi për abuzimet në Ministrinë e Arsimit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco