Rrëmbehet një person në Prishtinë, i dyshuari kërkon 30 mijë euro për lirimin e viktimës

Rrëmbehet një person në Prishtinë, i dyshuari kërkon 30 mijë euro për lirimin e viktimës

21:59, 14/06/2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 23 vjeçar të dyshuar për veprën penale rrëmbim q♪7 ndodhi pasditen e sotme në kryeqytet, raporton Syri Kosova.

Ai dyshohet se ka rrëmbyer një person dhe u ka kërkuar 30 mijë euro familjarëve të viktimës për ta liruar atë, por kjo nuk i zgjati shumë, pasi Policia e Kosovës u vu në lëvizje edhe e arrestoi të dyshuarin.

Gjatë aksionit tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një armë, një thikë, 1 sopatë, një veturë dhe gjësende të tjera.

“Zyrtarët policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në asistim të Njësitit për Reagim të Shpejtë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën rrëmbim. Rasti është raportuar sot rreth orës 18:30, ku personi i dyshuar ka rrëmbyer një person, për lirimin e të cilit nga familjarët e viktimës ka kërkuar një shumë parashë(30000 euro). Arrestimi i personit të dyshuar: Sh. K.mashkull, 23 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, dhe lirimi i viktimës ( në gjendje të mirë shëndetësore), është bërë pak minuta pas raportimit si rezultat i një pune intenzive hetimore, të cilën zyrtarët policor e kanë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit. Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja dhe ekzaminimi i lokacionit ku është mbajtë viktima, aty janë gjetë dhe sekuesteuar: -1 armë, -1 thikë, -1 sopatë si dhe gjësende të tjera. Po ashtu me vendim të prokurorit është konfiskuar edhe një veturë”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco