VIDEO/ 'Tym, flakë dhe tokë e djegur’/ Pamje dramatike nga zjarri në Shkodër

20:12, 14/06/2024

Pamjet dramatike vijnë nga zjarri që ka përfshirë pasditen e sotme një lagje të Shkodrës.

Nga një video e siguruar nga SYRI, dallohet sipërfaqja e madhe e tokës e cila është djegur plotësisht në vendin ku ka qënë tregu i rrobave të përdorura në lagjen Qafë Hardhi. 

Dëmet duken të konsiderueshme pasi raportohet se edhe disa banesa janë përfshirë nga flakët.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e flakëve. Policia po heton shkaqet e nisjes së zjarrit, pasi dyshohet se është vendosur qëllimisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco