Humbi jetën pasi dhunës/ Momenti kur 20-vjeçari shqiptar shembet përtokë

Humbi jetën pasi dhunës/ Momenti kur 20-vjeçari shqiptar shembet përtokë

09:56, 13/06/2024

Të afërmit dhe miqtë do t’i japin sot lamtumirën 20-vjeçarit shqiptar Orgito Lloci, i cili vdiq pas një sherri të ndodhur pasditen e së martës në Greqi.

Varrimi i Orgitos do të bëhet në orën 12:00 në varrezat e Agios Loukas në Chania.

20-vjeçari u rrëzua në mes të rrugës pas një sherri me dy 24-vjeçarë grekë, të cilët janë arrestuar dhe nesër pritet të dalin para gjykatës.

Momenti i rrëzimit të 20-vjeçarit është regjistruar në një video të bërë publike nga Creta24.

20-vjeçari shihet duke ecur teksa e mban një burrë në mes të rrugës. Më pas ai rrëzohet përballë një dyqani dhe burri përpiqet ta ndihmojë.

Të pranishmit thërrasin urgjencën dhe përpiqen t’i japin ndihmën e parë 20-vjeçarit, por ai humbet ndjenjat në sekonda.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë dhe ekipeve të urgjencës që mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, Orgito nuk ia doli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco