Ministrja Rizvanolli: Jemi duke përgatitur ankandin e parë të erës

Ministrja Rizvanolli: Jemi duke përgatitur ankandin e parë të erës

16:20, 11/06/2024

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në panelin me temë “Avancimi i Qëndrueshmërisë: Infrastruktura, Zgjidhjet e Energjisë dhe Mundësitë e Financimit” në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor nga “The Economist”.

Rizvanolli gjatë fjalimit të saj ka paralajmëruar hapjen e ankandit të erës.

“Dy javë më parë përmbyllëm një ankand të suksesshëm, i cili ishte i pari për energji diellore për impiantin diellor 100 MW. Tani jemi duke përgatitur ankandin e parë të erës, por ndërkohë kemi përgatitur edhe një tubacion të ankandeve të ardhshme të erës”, ka thënë ajo.

Nga Kosova në këtë panel mori pjesë edhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco