Volkswagen synon të nxisë shitjet e makinave elektrike me panele diellore

Volkswagen synon të nxisë shitjet e makinave elektrike me panele diellore

12:16, 11/06/2024

Volkswagen po synon të rrisë interesin e klientëve të makinave elektrike duke u ofruar atyre mundësinë për të bërë një marrëveshje për panele diellore dhe ulur koston e rimbushjes. Volkswagen do të propozojë panele diellore së bashku me karikuesit për makinat e veta elektrike.

Prodhuesi gjerman i makinave thotë se do ta ulë kostot e shoferëve me rreth 40% sepse ata do të jenë në gjendje të përdorin energjinë e tepërt diellore për të rimbushur automjetet e tyre elektrike.

Kjo shifër bazohet në një vlerësim nga organizata në Mbretërinë e Bashkuar për efiçencën e energjisë, Energy Saving Trust, e cila thotë se një familje mesatare mund të paguajë rreth 7,000 paund (8,200 euro) për një sistem panelesh diellore 3.5 kËh në kohën e pikut.

Bashkëpunimi i VW është me instaluesin norvegjez të paneleve diellore Otovo. Kompania filloi në vitin 2016 dhe ka më shumë se 20,000 instalime fotovoltaike në 13 vende evropiane, përfshirë Francën dhe Britaninë e Madhe. Klientët do të duhet të përdorin këtë kompani kur të blejnë karikuesin e prodhuesit të makinës.

VW u citua në Telegraf të thoshte: "Një makinë elektrike është po aq e gjelbër sa energjia elektrike që përdor, dhe energjia diellore është një nga burimet më ekonomike të energjisë që pronarët e shtëpive mund të përdorin aktualisht për lëvizjen dhe tranzicionin e energjisë në shtëpi."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco