VIDEO/ Bushati: Edi Rama u bë shtetari i parë evropian që i vuri Kosovës sanksione

21:50, 10/06/2024

Analisti Andi Bushati, i ftuar në ''Çim Peka Live'' u shpreh se Edi Rama u bë shtetari i parë evropian që i vuri Kosovës sanksione... dhe se marëdhënien e sotme Albin-Rama nuk mund ta shohim të zhveshur nga marëdhënia konfliktuale që Edi Rama, ka pasur gjithmonë, me gjithë liderat e Kosovës.

Rama me Albinin janë dy modele të kundërta dhe asnjëherë nuk janë dashur, por thyerja insititucionale ndodhi kur Edi Rama u bë shtetari i parë europian i cili i vuri Kosovës sanksione.

Ai e ndërpreu i pari marëdhënien.

Sepse anulloi mbledhjen. Atëherë ne diskutonim nëpër studio “ore di naj gjë ky Rama që e anulloi?”

Sot, kanë kaluar 8 mauj që nga korriku, çfare e keqe do kishte ndodhur po të ishte bërë ajo mbledhje që Rama në mënyrë demonstrative anulloi?!

Pra dikujt po i anullove një gjë të parathënë të paracaktuar, marrëdhënia ftohet.

Dhe ne prapë e kemi thënë dhe e diskutojmë disa herë, edhe Rama edhe Albini janë dy karaktere të forta dhe me ego të fortë.

Por problemi është që Edi Rama gjatë udhëheqjes së tij nuk ka pasur probleme me Albin Kurtin.

Ka pasur probleme me Vjosa Osmanin, me Ramush Haradinaj, me Isa Mustafën.

Marrëdhënien e sotme Albin-Rama nuk mund ta shohim të zhveshur nga marrëdhënia konfliktuale që Edi Rama, ka pasur gjithmonë, me gjithë liderat e Kosovës, edhe Hashim Thaçin që e quante mikun më të ngushte e ka sulmuar për Ballkanin e Hapur, nga Durrësi, në krah të Vuçiçit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco