Murati: Së shpejti lansohet instrumenti që mundëson rritjen e investimeve nga mërgimtarët

Murati: Së shpejti lansohet instrumenti që mundëson rritjen e investimeve nga mërgimtarët

19:05, 09/06/2024

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se së shpejti do të lansohet instrumenti i ri që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e investimeve nga mërgata në Kosovë.

Murati njoftoi se arsyeja kryesore e këtij investimi ekonomik në vendin tonë është sepse bashkatdhetarët e njohin potencialin zhvillimor të vendit më mirë se cilido investitor tjetër i huaj.

“Numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita ditës. Këtë e shohim pothuajse në të gjithë sektorët – duke filluar nga shërbimet digjitale, energjia e ripërtërishme, e deri te bujqësia. Së shpejti do të lansojmë një instrument të ri që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e mëtutjeshmë të investimeve të mërgatës sonë në atdhe. Sepse bashkatdhetarët tanë e njohin potencialin zhvillimor të vendit më mirë se cilido investitor tjetër i huaj”, ka shkruar Murati në rrjetin social “Facebook”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco