Vazhdon gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së

Vazhdon gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së

09:45, 06/06/2024

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëhmitari i 71-të, gazetari Nuhi Bytyçi i cili ka mbuluar luftën në Kosovë, do të vazhdojë edhe sot dëshminë në Speciale.

Dëshmitari Nuhi Bytyçi tha dje se raportin e Dick Martyt e konsideron si përpjekje të Serbisë dhe Rusisë për të kriminailzuar luftën e UÇK-së.

Gjykimi nda ish-krerëve të UÇK-së ka filluar në prill të vitit të kaluar dhe ZPS-ja ka paralajmëruar mbi 300 dëshmitarë në këtë proces gjyqësor.

Prokuroria i akuzon ish-krerët e UÇK-së për vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë ndërsa të gjithë i kanë mohuar akuzat.

Gjykata në Hagë u krijua pas një raporti të Këshillit të Evropës të vitit 2011, i cili përmbante akuza për trafikim organesh.

Themelimi i këtij institucioni u bë më pas nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015, ndërsa aktakuzat e para u konfirmuan në pjesën e dytë të vitit 2020. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco