Lajçak në Strasburg flet për qeverisjen lokale në veri të Kosovës

Lajçak në Strasburg flet për qeverisjen lokale në veri të Kosovës

07:10, 06/06/2024

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar të mërkurën Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori me të cilin ka diskutuar për Kosovën.

Në një postim në rrjetet sociale, Lajçak ka thënë se gjatë këtij takimi të zhvilluar në Strasburg, temë diskutimi ishte forcimi i qeverisjes lokale në veri të Kosovës. 

“Derisa isha në Strasburg diskutova me Mathieu Morin, Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës se si të forcohet qeverisja lokale në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçaku në platformën “X”, përcjell RTK.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco