Policia edhe me dron i përcjell kundërvajtësit në trafik

Policia edhe me dron i përcjell kundërvajtësit në trafik

19:58, 29/05/2024

Njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Gjakovë ka themeluar edhe taskë forcën si pjesë të planit operativ “Droni”, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë këtij plani operativ vetëm për katër ditë janë konfiskuar 112 patentë shoferë për kundërvajtje të ndryshme.

Disa prej këtyre kundërvajtjeve janë tejkalime në vende të ndaluara, tejkalime të kolonës së mjeteve, mos ndalja në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semaforë.

Gjithashtu gjatë kësaj kohe janë shqiptuar edhe nëntëqind e dy (902) gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: tejkalime të shpejtësisë, përdorimi i telefonit dhe mos vendosja e rripit të sigurisë gjatë ngasjes etj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë do të vazhdojë me marrjen e masave të ndryshme preventive me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve, sidomos atyre me pasoja të rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco