Zëdhënësi i VV-së konstaton se opozita i refuzoi zgjedhjet: Puna e mbarë, Albin Kurti

Zëdhënësi i VV-së konstaton se opozita i refuzoi zgjedhjet: Puna e mbarë, Albin Kurti

15:41, 29/05/2024

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, i ka uruar punë të mbarë kryeministrit Albin Kurti, në një deklaratë ku nënkupton se qeveria do ta përfundojë mandatin.

Ai thotë se prej 100 ditëshit të parë të Qeverisë ata kanë kërkuar zgjedhje, por se më pas atyre “iu ndryshua mendja”.

“Qysh prej 100 ditëshit të parë të Qeverisë kishin kërkuar e paralajmëruar zgjedhje. Thanë nuk janë të kënaqur me qeverisjen dhe se ishin edhe ata të dëshpëruar me neve. Por siç duket 1000 ditët që pasuan në qeverisje ia ndryshuan mendje opozitës. Ata sot e konfirmuan që janë të kënaqur me Albin Kurtin kryeministër. Puna vazhdon, puna e mbarë Albin Kurti”.

Aktualisht, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, po mban konferencë për media për këtë çështje.

Memli Krasniqi ka njoftuar se mundësia për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme tashmë është ezauruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco