Aliu e Hargreave flasin marrëdhëniet dy-palësh në nivel politik e ekonomik

Aliu e Hargreave flasin marrëdhëniet dy-palësh në nivel politik e ekonomik

22:41, 28/05/2024

"Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka takuar ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dy-palësh në mes dy vendeve në nivelin politik, e në veçanti atë ekonomik.

Përmes një postimin në Facebook, Aliu ka bërë të ditur se ka uruar ambasadorin për mirëseardhje në Prishtinë,  si dhe e ka falënderuar për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Mbretëria e Bashkuar për shtet-ndërtimin e Kosovës.

“Në kuadër të këtij takimi e njoftova me punën, projektet dhe angazhimin tonë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe diskutuam në përgjithësi mbi marrëdhëniet dy-palësh në mes dy vendeve tona, në nivelin politik, e në veçanti atë ekonomik”, ka thënë Aliu.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Sot, prita në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.

Ambasadorit i urova mirëseardhje në Prishtinë, njëherazi e urova për detyrën e re të tij, dhe e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Mbretëria e Bashkuar për shtet-ndërtimin e Kosovës.

Në kuadër të këtij takimi e njoftova me punën, projektet dhe angazhimin tonë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe diskutuam në përgjithësi mbi marrëdhëniet dy-palëshe në mes dy vendeve tona, në nivelin politik, e në veçanti atë ekonomik

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco