Publikohet manuali për zbatimin e politikës kundër ngacmimit seksual në vendin e punës

Publikohet manuali për zbatimin e politikës kundër ngacmimit seksual në vendin e punës

11:02, 06/11/2023

Të hënën në Prishtinë do të publikohet manuali për zbatimin e Politikës Kundër Ngacmimit Seksual në Organet e Administratës Publike.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, prezantimi do të bëhet në një konferencë nga ora 10:00 në Hotel Swiss Diamond, në Prishtinë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Politikën kundër Ngacmimit Seksual në Organet e Administratës Publike në Republikën e Kosovës, kjo politikë synon të shërbejë si një udhërrëfyes për parandalimin e të gjitha formave të ngacmimit seksual në vendin e punës, për të siguruar një mjedis pune pa diskriminim dhe ngacmim seksual në të gjitha organet e administratës publike”, thuhet në njoftim.

Ky aktivitet është mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco