Votohet Projektligji për kompensimin e viktimave të krimit, në përputhje me legjislacionin e BE-së

Votohet Projektligji për kompensimin e viktimave të krimit, në përputhje me legjislacionin e BE-së

11:20, 23/09/2022

Komisioni për Integrim Evropian e ka votuar Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi tha se 22 amendamentet e projektligjit janë në përputhje me legjislacionin e BE-së, prandaj edhe duhet të miratohet.

“kemi në rend dite shqyrtimin e Projektligjit për kompensimin e viktimave të krimit me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së”.

“Kemi 22 amendamente dhe mund të  konstatojmë se ky projektligj është për miratim”.

Në mbledhje është miratuar edhe raporti i punës për sesionin e pranveror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco