Limaj: Në secilën ministri e borde bëhen 'kanagjeqe' të VV-së, tash edhe dasma e miqasime

Limaj: Në secilën ministri e borde bëhen 'kanagjeqe' të VV-së, tash edhe dasma e miqasime

22:22, 22/09/2022

Fatmir Limaj – Lideri i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se është i gatshëm të diskutojë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për dialogun.

Limaj në Politiko, megjithatë, ka thënë se po shihet që Kurti nuk ka nevojë për të tjerët.

“Unë jam këtu t’i shërbej vendit tim, dhe kryeministrit tim për këtë temë (dialogut) nëse i duhet ndonjëherë najsen, nëse i vyej ose si duhet, jam këtu, por po e shoh që s’po ka nevojë për të tjerët”, ka thënë ai.

Limaj duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, ka paralajmëruar se marrëveshja finale do të jetë pa njohje të ndërsjell, dhe se sipas tij, ky proces do të ndryshojë rrjedhën dhe për to shumë politikanë do t’i “hanë” fjalët që i kanë thënë.

“Ka me ardh kjo pjesa pa njohje të Kosovës. Shenjat janë duke shkuar në atë drejtim. Edhe dalja e këtyre letrave e kanë atë qëllim. Unë si një politikanë me përvojë, mund të deklarohem për këto tema. Nuk është vendi këtu me dhënë mendimin për to. Unë e di edhe mundem me marrë me mend çfarë situata kanë me na ardh .Kanë me ardhë shumë situata të rënda e të vështira, shumë kush ka me i hangër fjalët e ka me u dridhë. Zhvillimet janë pak ma ndryshe se si kanë qenë”, tha Limaj në Politiko.

“E ki arsimin në krizë për herë të parë, dhe ti merresh e bën temë në Parlamentin e Kosovës, a i thash vëlla, a më tha vëlla. Cka është kjo? Me ikë prej temës, kjo është me bë hajgare, me të fy. Atyre deputetëve ua bënë mirë, por qytetarëve, bënë lojë fjalësh. Secilin ministri bëhen kanagjeqee të VV-së dhe në borde, tash secilin ministri edhe në bord mundet me bo dasma, mundet me u miqasu”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco