Edi Rama ka zbuluar mbrëmjen e sotme se qeveria e tij do të blejë 6 dronë nga Turqia.
Rama sot ka dhënë detaje nga takimi i fundit me Erdogan duke thënë se Shqipëria është drejt marrëveshjes për të marrë 6 dron nga Turqia.
Rama: Ne kemi biseduar për domosdoshmërinë e dronëve dhe jemi në përfundim të marrëveshjes për të marrë edhe ne drone bajraktar, dron të armatosur.
Pyetje: Do ti paguajë Shqipëria këto?
Rama: Po, patjetër
Pyetje: Janë të shtrenjtë?
Rama: Janë me çmim të arsyeshëm
Pyetje: Sa dron do të marrë?
Rama: Janë me pako, do të marrim 6 dron të armatosur dhe do të shërbejnë për qëllime civile, për kontrollet në territor, për ndërtime pa leje, për pyjet, për ndjekjen e personave në kërkim, për kultivimin e drogës etj.
Gjatë intervistës Rama dha detaje për koston që kanë dronët e armatosur 'Bayraktar TB2', por theksoi se Shqipëria do t'i marrë me çmim të arsyeshëm.
Këta lloj dronësh janë përdorur edhe nga forcat ukrainase në luftën ndaj Rusisë.
© SYRI.net