MKRS prezanton Projektligjin Anti Doping

MKRS prezanton Projektligjin Anti Doping

21:15, 22/09/2022

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku , ka prezantuar para Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport Projektligjin Anti Doping.

Qëllimi i këtij Projektligji është përcaktimi i rregullave themelore për organizimin, administrimin dhe funksionimin e Agjencisë Anti Doping në Republikën e Kosovës.

 Gjithashtu ky Ligj përcakton rregullat themelore dhe mekanizmat që luftojnë përdorimin e substancave dhe metodave të dopingut në sport për të mbrojtur shëndetin e sportistëve, për të garantuar drejtësi dhe shanse të barabarta në garat sportive dhe për të ruajtur integritetin e sportit, në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco