Kryesindikalisti me Kryeinspektorin e punës, flet për investimin amerikan prej 800 milionë euro

Kryesindikalisti me Kryeinspektorin e punës, flet për investimin amerikan prej 800 milionë euro

18:56, 22/09/2022

Kryesindikalisti i sektorit privat, Jusuf Azemi ka pritur sot në takim Kryeinspektorin e punës,Hekuran Nikqi dhe zv.kryeinspektorin Murat Vokshi, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas tij, ky takim u shfrytëzua për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellët, me qellim që raporti punëdhënës-punëmarrës, të përmirësohet pasi që këto raporte për shkak të mos implementimit të ligjit të punës dhe ligjeve tjera, i dëmton në masë të madhe punëtorët e sektorit privat.

"Kryeinspektorin, e njoftova lidhur me kërkesën për investime të kompanisë amerikane për, eksplorime-miniera, që kap shumën e 800 milion eurove. 
U pajtuam që bashkëpunimi të jetë në nivel të kënaqëshëm, meqë është interes për të gjithë punëtorët e sektorit privat të Kosovës.", ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco