VIDEO/ Murati: NATO shumë e shqetësuar, ende nuk dihet se deri ku ka shkuar sulmi i hakerave

18:36, 22/09/2022

Gazetari Erl Murati, duke folur në studion e ‘Task Force’ në SYRI TV, është shprehur se partnerët e huaj janë shumë të shqetësuar për sulmin ndaj sistemeve në Shqipëri.

Duke folur përballë moderatores Sonila Meço, Murati u shpreh se, sidomos NATO është shumë e shqetësuar në lidhje me këtë gjë.

‘Partnerët tanë janë shumë të shqetësuar, NATO është shumë e shqetësuar. Kjo sepse edhe ata nuk e dinë ende se deri ku shkon kjo vjedhje masive e të dhënave që ka ndodhur në qeverinë shqiptare. Nuk e dinë a është sulmuar ndonjë ambasadë e huaj në Tiranë. Kemi të bëjmë me informacione të ndjeshme, që nuk prekin vetëm privacinë e individëve shqiptarë, por edhe të partnerëve tanë, meqë ne jemi pjesë e NATO.

Edhe ata duan të dinë se deri ku ka shkuar ky sulm, pasi nuk ka transparencë.

Qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë transparencë në lidhje me këtë që ka ndodhur. Ironikisht ne po marrim informacione nga faqja e Telegramit e Homeland Justice. Nuk kemi komunikim të sinqertë dhe të pranojë gabimin, apo të hedhë fajin tjetër kund’, tha gjatë debatit në ‘Task Force’ në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco