Prenkaj: Në MPJD është një rregullore e cila është në kundërshtim me ligjin

Prenkaj: Në MPJD është një rregullore e cila është në kundërshtim me ligjin

18:25, 22/09/2022
"12 kolegë janë larguar nga MPJD-ë pa marrë verdiktin e gjyqësorit".

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, ka thënë se në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Diasporë ekziston një rregullore e cila është në përputhshmëri me ligjet organike që do të duhej të funksiononin në këtë ministri.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka vlerësuar se kjo rregullore është e jashtëligjshme për faktin se nuk mundet një rregullore ta rrëzojë një ligj.

“Sot jam i dërguar si një nga anëtarët e sindikatës së MPJD që të elaboroj në pika të shkurtra bashkë me ju dhe të ja paraqes publikut problemet me të cilat ballafaqohet kjo ministri”.

“Problemi thelbësor në MPJD është sundimi i paligjshmërisë. Ekzistojnë ligjet organike të cilat e rregullojnë strukturën dhe organizimin e MPJD, por në kundërshtim me këto ligje organike është nxjerrë një rregullore e cila është në shpërputhshmëri me këto ligje organike që e funksionalizojnë MPJD-në dhe e cila rregullore ka bërë një farë lloj sistematizimi i cili është i çuditshëm dhe problematik”.

“Është i jashtëligjshëm për faktin se nuk mundet një rregullore ta rrëzojë një ligj dhe të punojë me rregullore gjersa ligji eksiton”.

Sipas tij, funksioni i ministrive bëhet përmes ligjeve dhe pastaj vijnë aktet nënligjore.

“Ky akt nënligjor që është nxjerra nga qeveria pretendon dhe tenton që ta rregullojë dhe sistematizojë MPJD-në që ka për qëllim siç po e quajnë fuzionimin e dy ministrive”.

Ai shton se fuzionimi i dy ministrive nuk mund të ndodh pa u nxjerrë një ligj i ri.

“Pra ka nevojë urgjente që qeveria ta dërgojë një draftligj për shërbimin e jashtëm i cili pastaj do të bëjë sistematizimin e MPJD-së dhe prej këtij ligji të nxirren aktet më të ulëta normative”.

Prenkaj ka theksuar se 12 kolegë janë larguar nga MPJD-ë pa marrë verdiktin e gjyqësorit.

“Ka diplomatë me përvojë diplomatike 13-14 vjeçare të cilët kanë themeluar misione diplomatike dhe vjen puna që të largohen në mënyrën më arbitrare të mundshme.

“Po flas për 12 kolegë të cilët janë larguar në mënyrë arbitrare pa e marr verdiktin e gjyqësorit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco