Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së 19-vjeçarit, Erjon Xhenje, një ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Shkodër.
Ai është një person me precedentë të mëparshëm kriminal dhe i shpallur në kërkim si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur pak kohë më parë në qytetin e Shkodrës.
Policia nuk e ka bërë ende publik emrin, por strukturat e bluve po punojnë për kapjen e tij.
Burime të policisë thonë se vrasja e Erjon Xhenjes është pjesë e një zinxhiri krimesh të ndodhura në qytetin verior.
© SYRI.net