Miratohet buxheti i komunës së Prizrenit për vitin 2023 i cili kap shifrën mbi 57 mijë euro

Miratohet buxheti i komunës së Prizrenit për vitin 2023 i cili kap shifrën mbi 57 mijë euro

17:32, 22/09/2022

Buxheti i komunës së Prizrenit për vitin 2023, kap shifrën 57.491.944 euro.

Ky buxhet u aprovua sot me 25 vota pro, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të kësaj komune.

Për këtë, në fjalën e tij, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, falënderoi kuvendarët për votimin e buxhetit dhe listën e pronave komunale.

Ai po ashtu u ofroi bashkëpunim të plotë këtyre të fundit, me kabinetin e tij qeverisës.

”Është punuar me përkushtim të madh që buxheti t’i dërgohet me kohë Kuvendit Komunal dhe anëtarëve të tij. Janë respektuar të gjitha procedurat ligjore, ashtu siç kërkohen me ligje dhe udhëzime administrative”, thuhet në njoftim.

Për përgatitjen e buxhetit bëhet e ditur se janë mbajtur nëntë dëgjime buxhetore, një dëgjim buxhetor është mbajtur edhe nga Komiteti për Politikë dhe Financa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco