Për rastin e 'ndërrimit të foshnjave', e sqaron situatën SHSKUK

Për rastin e 'ndërrimit të foshnjave', e sqaron situatën SHSKUK

17:25, 22/09/2022

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar lidhur me raportimet se dy foshnje janë ndërruar në Klinikën e Gjinekologjisë, njëra e vdekur dhe tjetra e gjallë.

SHSKUK thotë se nuk bëhet fjalë për ndërrim të foshnjeve por për “dhënie të paautorizuar informative nga infermierja dhe ngatërrim të informatës”.

“Në lidhje me foshnjën e vdekur, gjatë kohës së kryerjes së lindjes, pacientja që po kryente lindjen është njoftuar nga gjinekologët për komplikimet shëndetësore dhe se foshnja e saj nuk do të mbijetonte. Deri të ngatërrimi i informatës ka ardhur pasi në të njëjtën kohë ka pasur edhe një lindje tjetër. Infermierja e Klinikës së Neonatologjisë ka dhënë informatë jo të autorizuar duke ngatërruar rastet, keqinfromuar prindërit”.

SHSKUK thotë se menaxhmenti i Klinikës së Neoantologjisë ka kërkuar deklaratat me shkrim nga i gjithë stafi kujdestar dhe rasti do të procedohet më tutje, sipas legjislacionit në fuqi.

“Drejtoria e ShSKUK rikujton se në qarkoret informative, të lëshuara së fundmi, ka njoftuar klinikat dhe spitalet, se për dhënie të informatave janë të autorizuar vetëm mjekët, shefat e reparteve apo drejtorët e klinikave që përcjellin gjendjen shëndetësore të pacientëve, por jo infermieret dhe punonjësit e tjerë, që nuk janë marrë direkt me trajtimin e rastit.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco