Osmani takohet me kryeministren e Zelandës së Re: Bota më demokratike kur dëgjojmë zërat e grave

Osmani takohet me kryeministren e Zelandës së Re: Bota më demokratike kur dëgjojmë zërat e grave

16:58, 22/09/2022

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është takuar me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Kështu ka njoftuar Osmani përmes një postimi në Twitter, ku ka thënë edhe se bota është më paqësore, më e drejtë dhe demokratike kur dëgjojmë zërat e grave dhe vajzave.

“Bota është më paqësore, më e drejtë dhe demokratike kur dëgjojmë zërat e grave dhe vajzave dhe i mbështesim ato që të arrijnë potencialin e tyre të plotë.Një kënaqësi duke folur me kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern në Nju Jork mbrëmë”, ka thënë Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco