“Po m’pengoni, mos m’thirrni për ksi senesh”/ Drejtori i Gjinekologjisë refuzon të flasë rreth dyshimeve për skandalin e ndërrimit të foshnjave

“Po m’pengoni, mos m’thirrni për ksi senesh”/ Drejtori i Gjinekologjisë refuzon të flasë rreth dyshimeve për skandalin e ndërrimit të foshnjave

14:53, 22/09/2022

Sot në media u raportua për një vdekje të dyshimtë të një foshnje të porsalindur në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Babai i foshnjës dyshohet se është informuar gabimisht nga infermierja se fëmija i tij ka lindur shëndosh e mirë, derisa foshnja që lindi bashkëshortja e tij, ka lindur pa shenja jete.

Lidhur me këtë, është tentuar të merret një përgjigje zyrtare nga drejtori i Klinikës, Zef Ndrejaj, por i njëjti ka refuzuar të përgjigjet.

“Po m’pengoni. Mos m’thirrni për ksi senesh”, tha shkurt Ndrejaj

Ndryshe, pasi burri e kuptoi që fëmija i tij nuk ka arritur që të shpëtojë, ai rastin e ka denoncuar edhe në Polici, me ç’rast me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sinjali mëson se i njëjti dyshon se foshnja e tij është ndërruar pas lindjes, meqenëse kanë qenë dy lindje me shumë pak minuta diferencë.

Raportohet se ka qenë infermierja ajo e cila rrugës për ta dërguar foshnjën e lindur të gjallë në repartin e neonatologjisë, ka ngatërruar babain e foshnjës së gjallë, me atë të foshnjës së vdekur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’, teksa me detajet e reja lidhur me rastin, Sinjali do t’iu mbajë të informuar ditëve në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco