Shqipëri-Kroaci, drejt marrëveshjes për sigurimet shoqërore: Mbyllet raundi i parë

Shqipëri-Kroaci, drejt marrëveshjes për sigurimet shoqërore: Mbyllet raundi i parë

14:51, 22/09/2022

Shqipëria dhe Kroacia po shkojnë drejt finalizimit të marrëveshjes përfunduan për sigurimet shoqërore. Kryeministri Edi Rama tha se ka përfunduar raundi i parë i negociatave. Në një postim në rrjetet sociale, thotë se nga njohja e viteve të punës do të përfitojnë rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në Kroaci.

“Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore. Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjen. Rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës”, shkruajti Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco