Kelmendi: Për qeverinë dhe SBAShK-un më e rëndësishme është ego e tyre

Kelmendi: Për qeverinë dhe SBAShK-un më e rëndësishme është ego e tyre

14:14, 22/09/2022

Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë me veprimet e tyre po tregojnë se më e rëndësishme është ego e tyre sesa fëmijët që po e humbin mësimin.

Sipas tij, një ditë do të arrihet marrëveshje, por mësimi i humbur nuk do të mund të kompensohet.

“Pas çdo lufte të përgjakshme, në fund ekziston një ditë kur palët eventualisht merren vesh dhe pajtohen. Por njerëzit e vrarë nuk kthehen në jetë”.

“Qeveria dhe sindikatat plot gojën e kanë me fëmijët si e ardhmja jonë më e ndritshme”.

“Por nuk po merren vesh. Për pare. Të dyja palët nuk po merren vesh – për pare. Po na tregojnë se më të rëndësishme i kanë egot e tyre, se sa fëmijët”.

Kelmendi ka kërkuar nga të dyja palët që zgjidhjen ta gjejnë sot.

“Një ditë do të arrihet një marrëveshje. Por s’do të sanohet dëmi. Fëmijët janë viktimë. “E ardhmja jonë e ndritshme” po mbetet e vrarë në fushëbetejë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco