Kurti - deputetëve: S’ka Zajednicë, s’ka gaz lotsjellës

Kurti - deputetëve: S’ka Zajednicë, s’ka gaz lotsjellës

14:15, 22/09/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot në Kuvend se s’ka qenë kurrë radikal për nga karakteri, por për nga tema.

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme të Kuvendit, ai tha se kur Zajednica dhe Asociacioni vinte në Kosovë, kishte gaz lotsjellës.

“Pa numër herë merret ky krahasimi se dikur ke qenë kështu e tash je ashtu, unë s’kam qenë kurrë radikal për nga karakteri, por për nga tema. Arsyeja pse s’ka nevojë të jem radikal nuk është pse jam bërë kryeministër, por se nuk është Zajednica duke u ratifikuar më këtu, ky është dallimi. Zajednica, Asociacioni me shumicë serbe që na bosnjëzonte Kosovën vinte këtu, prandaj vinte gazi lotsjellës, s’ka Zajednicë, s’ka gazë lotsjellës. S’është çështje e karakteri tim, por e temës suaj”, tha Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco