Kurti: I kam dy vëllezër, por ata janë për te shpija, nuk vijnë në Qeveri

Kurti: I kam dy vëllezër, por ata janë për te shpija, nuk vijnë në Qeveri

14:13, 22/09/2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar sot në Kuvend në lidhje me vazhdimin e grevës në arsim.

Kurti ka akuzuar sërish SBASHK-un për shantazh, derisa ka thënë se Qeveria e tij ka tentuar të bëjë dialog social me sindikalistët, por se nga ana e këtyre të fundit ka munguar sinqeriteti.

Kurti ka folur edhe për takimin me Këshillin Grevist, ku prezent ishte edhe kryesindikalisti, Rrahman Jasharaj, ku i njëjti Kurti tha se i ishte drejtuar me shprehjen “na ndihmo si vëlla”.

Kryeministri ka thënë se ka kaluar koha kur “kryeministrat bëheshin me vllaznillak”

“Halli është që unë jam kryeministër, jo greva. Greva po përdoret si armë ndaj kryeministrit. Ky është qëllimi kryesor nga ajo që thanë këta dy deputetë. Po përmendet që kam kritikuar pse më ka thënë vëlla. Unë i kam dy vëllezër, por asnjëri prej tyre nuk ka ardhur në ndërtesën e Qeverisë. Ka kalu koha kur dikush bëhet kryeministër me vllazni. Natyrisht se irritohem kur dikush vjen në zyrën e kryeministrit dhe më thotë “vëlla”. Të flasësh me terma të vllaznillakut për arsimin mes kryeministrit dhe sindikalistët nuk do të jetë praktikë sa të jem unë”, u shpreh Kurti në seancën e Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco