Hoti shpjegon implikimet buxhetore të kërkesave të SBAShK-ut: Asnjë problem nuk i shkaktohet buxhetit

Hoti shpjegon implikimet buxhetore të kërkesave të SBAShK-ut: Asnjë problem nuk i shkaktohet buxhetit

14:10, 22/09/2022

2.9 milionë euro në muaj do t’i kushtonin buxhetit të Kosovës kërkesat e SBAShK-ut për 100 euro në muaj deri në miratimin e Ligjit të Pagave, deklaroi deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Asnjë problem nuk i shkaktohet buxhetit nga plotësimi i kësaj kërkese të grevistëve, vlerësoi ish-ministri i financave, Avdullah Hoti.

Për këtë që Hoti e sheh si mos-shkaktues të asnjë problemi ndaj buxhetit, ai numëron disa arsye. “Për shkak të: (1) mosrealizimit të projekteve kapitale dhe (2) rritjes së të hyrave tatimore nga inflacioni i lartë”.

“Për më tepër, Qeveria ka ndarë rreth 6 milionë euro për të paguar punëtorët e larguar nga puna në Telekomin e Kosovës”.

Reagimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:

SBASHK-u e ka vetëm një kërkesë që ka implikime financaire: 100 euro në muaj deri në miratimin e “Ligjit të Pagave”.

Në arsimin parauniversitar janë të punësur 28,834 persona:

23,033 mësimdhënës parauniversitar,
3,276 personel ndihmës,
919 personel edukativ në çerdhe,
1,606 staf adminsitrativ.

Rrjedhimisht:

28,834 të punësuar x 100 Euro në muaj = 2.9 mil Euro në muaj.

Asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kësaj kërkese. Bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë, rreth 600 mil euro në korrik, për shkak të: (1) mosrealizimit të projekteve kapitale dhe (2) rritjes së të hyrave tatimore nga inflacioni i lartë.

Për më tepër, Qeveria ka ndarë rreth 6 milionë euro për të paguar punëtorët e larguar nga puna në Telekomin e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco