Edhe Golës së VV-së i erdh radha të ironizojë me termin ‘vëlla’

Edhe Golës së VV-së i erdh radha të ironizojë me termin ‘vëlla’

13:55, 22/09/2022

“Lëvizjes Vetëvendosje po synohet t’i krijohet një percepsion në publik se është parti e majtë anti-sindikale”, tha deputeti Ardian Gola gjatë seancës ku po zhvillohet debati parlamentar mbi grevën në arsim.

“Ne nuk jemi anti-sindikalë”, u shpreh deputeti Gola.

“Sindikatat duhet të jenë palë […] ku diskutimet ndërtohen me disuktime racionale”, tha ai, “dhe jo me logjikë farefisnore” referuar kreut të SBAShK-ut, Rrahman Jasharajt, i cili konvencionalisht i ishte referuar kryeministrit kosovar, Albin Kurtit, si “vëlla”.

Bazuar mbi këtë vëlla-thirrje, që Jasharaj thotë të ketë qenë e sinqertë dhe e nxjerrur jashtë konteksti për ta sulmuar, Gola konkludoi një gjë.

“Logjikë farefisnore ku shteti është parë si një farefis i madh, se si shteti është kuptuar si mirëmbajtje e lidhjeve farefisnore”, tha ai.

“Nuk shkelet dinjiteti i mësimdhënësve me diskutim racional”, tha Ardian Gola, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Shkelje ka qenë kur janë përdorur si resurs elektoral […] kur ua kanë blerë votën”, u shpreh deputeti, derisa shtoi se “po përpiqemi që këtë relacion me mësimdhënësit ta vendosim në binar”.

“Të mos e nëpërkëmbin figurën e mësimdhënësit”, kërkoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco