Bajrami: 'Krejt dhe Drejt', veç drejt s’po del të jetë

Bajrami: 'Krejt dhe Drejt', veç drejt s’po del të jetë

13:31, 22/09/2022

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi që Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se ekonomia e Kosovës po rritet.

Ajo përmes Facebook-ut ka treguar se në mars të vitit 2021, rritja ekonomike në vend ishte 16.32%, në tremujorin e II-të të këtij viti rritja ekonomike është 2.14%.

‘’ Në Mars të vitit 2021 rritja ekonomike në vend ishte 16.32%, në tremujorin e II-të të këtij viti rritja ekonomike është 2.14%. Krejt dhe Drejt, veç Drejt s’po del të jetë’’, ka shkruar ish-ministrja e Ekonomisë.

Më tutje ajo ka akuzuar qeverinë se po refuzon ti lexoj edhe raportet e veta.

Postimi i plotë:

Në Mars të vitit 2021 rritja ekonomike në vend ishte 16.32%, në tremujorin e II-të të këtij viti rritja ekonomike është 2.14%.

Krejt dhe Drejt, veç Drejt s’po del të jetë.

Qeveria po refuzon me i lexu raportet e veta.

Po e lë linkun këtu:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco